Lajme

Haradinaj optimiste: Gjithçka e qartë, nuk do të ketë më vonesa dhe zvarritje për liberalizim të vizave

03/09/2023 23:50
nga:G C

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, duke e komentuar vendimin e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për miratimin në parim të liberalizimit të vizave për kosovarët tha se Kosova më parë nuk ka arritur deri në këtë shkallë të vendimmarrjes.

Ajo tha se në këtë vendim e sheh pozitive edhe përfshirjen e shteteve mosnjohese të Kosovës.

“Më parë nuk ka arritur deri në këtë shkallë niveli i vendimmarrjes, kështu që është shumë pozitive që për herë të parë në Këshillin e Ministrave të Drejtësisë dhe të Brendshëm votohet me unanimitet, çështja e liberalizimit të vizave për Kosovës duke përfshirë edhe shtetet mosnjohëse për çka unë e kam parë gjënë më pozitive këtë element të votimit. Prandaj, kanë mbetur edhe dy-tre hapa të mëtutjeshëm që të realizohet përfundimisht kjo e drejtë, janë hapa teknik si votimi në Parlamentin Evropian dhe trialogu, ku pastaj duhet të ripërsëritet edhe një herë siç ka ndodhur më herët”, tha ajo në Tëvë1.

Sipas saj, nuk do të ketë vonesa dhe zvarritje në liberalizimin e vizave.

“Besoj që tani është gjithçka e qartë nuk do të ketë më vonesa dhe zvarritje, le të shpresojmë”, tha Haradinaj.

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane tregon fazat e fundit të liberalizimit të vizave për Kosovën

Liberalizimi i vizave, Kosova do të ballafaqohet me ikje masive të të rinjve nga vendi