I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke folur në lidhje me takimin e 18 marsit, tha se arritja e një marrëveshje në Ohër do të përçonte një mesazh shumë të fuqishëm dhe pozitiv në mbarë botën dhe do të kishte ndikim shumë të madh në qëndrimin e Kosovës dhe Serbisë karshi Bashkimit Evropian.
Ndërsa sa i përket palëve që nuk janë të gatshme për normalizim të marrëdhënieve, Lajçak tha se kjo do të ndërlidhet ngushtë me rrugëtimin e tyre evropian
” Le të jemi të qartë, arritja e marrëveshjes në Ohër do të përçonte një mesazh shumë të fuqishëm dhe pozitiv në mbarë botën dhe do të ketë ndikim shumë të madh në qëndrimin e Kosovës dhe Serbisë karshi Bashkimit Evropian, shteteve anëtare dhe partnerëve tanë, veçanërisht Shteteve të Bashkuara. Dhe, mosmarrëveshja mund të jetë pasojë e dy gjërave: së pari që ne kemi punuar shumë dhe frymë konstruktive por na nevojitet më shumë kohë dhe në këtë rast do të vazhdojmë të punojmë pa vonesa, ose nuk kemi arritur marrëveshje sepse njëra palë apo të dyja palët nuk kanë pasur vullnet për të arritur marrëveshje dhe po e pengonin procesin, dhe kjo do të përçonte një mesazh shumë negativ, sidomos kur merret parasysh vëmendja që ka marrë ky proces dhe mbështetja, që unë sinqerisht nuk e mbaj mend të ketë pasur mbështetje apo unitet të tillë për ndonjë proces ku unë kam qenë pjesë apo dëshmitar në karrierën time. Dhe në këtë mënyrë, kjo do të thotë se pala ose palët nuk janë të gatshme për normalizim, kjo do të thotë se ato injorojnë faktin se kjo ndërlidhet ngushtë me rrugëtimin e tyre evropian dhe më pas shtetet anëtare të BE-së do të arrinin në konkluzionet e tyre sepse vendimi për të reaguar në mënyrë negative është në duart e shteteve anëtare dhe Shteteve të Bashkuara, dhe jo të ndërmjetësve, por nuk dua të elaboroj në skenarin negativ. Kam parë angazhim më 27 shkurt dhe më herët dhe më pas, dhe me të vërtetë shpresoj se do të bëjmë progres të mirë më 18 mars në Ohër’ tha Lajçak në ATV raporton “Gazeta Blic”


