Lajme

Kjo është 30-vjeçarja që vdiq në QKUK, 3 muaj pasi u aksidentua në Prizren

03/09/2023 18:25
nga:Y I

Pas tre muajsh trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka humbur jetën 30-vjeçaja që u aksidentua në fillim të dhjetorit në fshatin Korishë të Prizrenit.

Burimet e Sinjalit nga QKU-ja kanë bërë me dije se ky rast i rëndë ka ndodhur në familjen Olluri, të cilët e morën lajmin e hidhur për vdekjen e Teutës.

Teuta Olluri ishte pasagjere në njërën nga dy veturat që u ndeshën mes vete më 8 dhjetor dhe për pasojë, përveç saj u lëndua edhe një person tjetër.

Gazeta mëson se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Për vdekjen e saj, nga spitali është njoftuar edhe Policia, me ç’rast kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoninë mortore.