I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak u deklarua për media pas takimit me kryeministrin Kurtin, raporton Gazeta Blic.
Lajçak ka thënë se marrëveshja duhet të implementohet .
Ai theksoi se ishte një takim konstruktiv me kryeministrin Kurti .
“Siç e dini, takimi i 27 shkurtit ka qenë një sukses. Të dy liderët, edhe Kurti edhe Vuciq janë pajtuar se nuk ka nevojë që marrëveshja të diskutohet. Ajo është publikuar tashmë, mirëpo nëse duam që ajo të bëhet ligjërisht e detyrueshme, partitë duhet të pajtohen edhe në planin e implementimit. Pra, duhet të dimë cilët janë hapat e mëtuetjeshëm. Për këtë edhe jam në Prishtinë, që ta diskutoj planin e implementimit me kryeministrin Kurti” deklaroi Lajçak para mediave raporton Gazeta Blic.
Ai theksoi se ishte një takim konstruktiv me kryeministrin Kurti .
“Mund të them se kemi pasur biseda konstruktive, të rëndësishme dhe shumë të dobishme. Unë gjithashtu takova edhe zonjën presidente, me të cilën patëm një bisedë për komunitetin internacional. Arsyeja kryesore e këtij takimi është që të shoh dhe të marrë informacione se si Kosova e sheh implementimin dhe ky takim ka takuar pritshmëritë e mia” deklaroi Lajçak.
Ai ka thënë se pas këtij takimi i di shumë mirë pritjet e Kosovës dhe se tashmë është koha për t’u fokusuar në finalizim.
“Tani i di shumë më mirë pritjet e Kosovës për implementimin. Duhet të fokusohemi në finalizim. Dhe hapi tjetër do të jetë formalizimi. Do të shkojmë atje, por një herë duhet të përfundojmë hapin e dytë. Ambicia sigurisht do të jetë të finalizojmë, të finalizojmë implementimin”, ka përfunduar Lajçak.
/Gazeta Blic/


