Profesori universitar, Fadil Maloku, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka komentuar rreth zhvillimeve të fundit në procesin e dialogut, qëndrimeve të Albin Kurtit në këtë proces dhe rolit të opozitës.
Maloku ka theksuar se plani franko-gjerman ka labirinte të cilat janë shumë të rrezikshme .
Ai tutje tha se marrëveshja nuk u nënshkrua me 27 shkurt sepse nuk ishte ajo marrëveshja e vërtetë që kërkohej nga Brukseli dhe Washingtoni.
“Me 27 shkurt në Bruksel nuk u nënshkrua marrëveshja sepse nuk mendoj se ishte ajo marrëveshja e vërtetë që kërkohej prej Brukselit dhe Washingtonit. Plani franko-gjerman ka labirinte të cilat në fakt janë shumë të rrezikshme dhe në përgjithësi mund të themi se është një plan i cili në njëfarë mënyre i shkrin këto raportet e acaruara që u shkaktuar si shkak i targave dhe i probleme të tjera që ishin me Serbinë. Brukseli dhe Washingtoni është duke insistuar që puna e Asociacionit që në fakt në planin franko-gjerman është një plus. Askush nuk e ka marrë asnjëherë as në analiza diplomatike e as politike se pse pse po kërkohen këto të drejta shtesë për serbët kur dihet se serbët janë komuniteti më i privilegjuar jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë. Serbët e Kosovës kanë me shumë të drejta se serbët e Serbisë, atëherë shtorhet pyetja se çfarë po kërkojnë??? Politikanët tanë nuk kanë arritur ta çarmatosin kërkesën e vazhdueshme që e ka ba presidenti serb Aleksandër Vuçiq për kinse shkeljen e të drejtave që i bëhet komunitetit serb në Kosovë” deklaroi Maloku për “Gazeta Blic”


