Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës së Kosovës.
Ballkani dhe Drita kanë dhuruar një ndeshje fantastike në Suharekë, por që në fund nuk kishte fitues, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar ishte 1 me 1, me Kuç që shënoi për epërsinë e skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja, kurse Vitija barazoi shifrat në minutën e 36-të.
Pas këtij barazimi, Ballkani vazhdon të mbetet në vendin e parë me 50 pikë, kurse Drita është e dyta me 48.
Në takimin tjetër, Gjilani dhe Prishtina, kanë barazuar gjithashtu pa gola 0 me 0. Gjilani mbetet në vendin e tretë me 39 pikë, kurse Prishtina në vendin e katërt me 32 pikë.
/GazetaBlic Sport/