Ministrja Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, raporton Gazeta Blic.
Kjo e fundit tha se në Kosovë nuk ka femicid por ka dhunë ndaj grave.
Ndërsa, Haxhiu pasi mori fjalën për t’u përgjigjur në pyetjen e deputetes së VV-së Arjeta Rexhepi, fillimisht reagoi ndaj deputetes Musliu, duke i thënë se po i arsyeton vrasjet e grave.
“Për mua vazhdon të mbetet e papranueshme qasje e deputetes Musliu, më falni që po e përdor këtu, sepse ju në njëfarë forme e arsyet vrasjen ndaj grave. Jeni të papërmirësueshëm zonja Muliu. Njësoj keni vepruar edhe në kohën kur kemi proceduar projektligjin për njohjen e statusit të grave të dhunuara gjatë luftës. Njësoj keni vepruar, prandaj jeni të papërmirësueshëm”, u shpreh ajo.
Kurse, kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca i tha që mos ta keqpërdorë fjalën./Gazeta Blic/
Musliu i përgjigjet deputetes së VV-së: Në Kosovë nuk ka femicid, ka dhunë ndaj grave


