Lajme

Szijarto: BE-ja ka nevojë për Ballkani Perëndimor më shumë se asnjëherë më parë

03/09/2023 11:35
nga:Astrit Gashi

Ministri hungarez i Punëve të Jashtme Peter Szijarto, tha sot se Bashkimi Evropian duhet të jetë i vetëdijshëm se Ballkani Perëndimor i nevojitet BE-së më shumë se kurrë dhe shtoi se kur bëhet fjalë për politikën e sigurisë, Hungaria mund të përshpejtojë proceset e anëtarësimit, përcjellë GazetaBlic.

Szijarto këtë e tha gjatë Panelit Ministror në kuadër të Forumit Ballkanik të mbajtur në Budapest, ku morën pjesë ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.

“Sa më shumë anëtarë të BE, aq më i fortë është unioni. Për të gjithë ata që mbrojnë që qëndrimin që BE të mos zgjerohet, mendoj se ata po punojnë për të dobësuar unionin,” tha Szijarto, përcjellë GazetaBlic.

Ai shtoi se kur është fjala për procesin e zgjerimit brenda BE-së, ka shumë pengesa për vendet kandidate.

“Sa i përket Hungarisë, kur bëhet fjalë për politikën e sigurisë, ne mund t’i shpejtojmë këto procese, sepse kemi një kërcënim të madh nga emigrantët dhe imigracioni i paligjshëm”, tha Szijarto.

Ai vlerësoi se BE-ja nuk do të mund të përballojë presionin e emigrantëve nëse nuk i përfshin vendet e Ballkanit Perëndimor në këto procese.
“BE duhet të përshpejtojë proceset e anëtarësimit, dhe kjo nuk ka të bëjë me aspektet ligjore. Është thjesht një shprehje e vullnetit politik, nëse duam ta presim dikë më herët apo më shpejt. Nuk duhet të flasim për disa pengesa. Ata që janë në favor të forcimit të BE-së janë në favor të qasjes më të shpejtë të anëtarëve të rinj”, vlerësoi Szijarto.