Lajme

Rusia ka nisur nëndetëset drejt brigjeve të SHBA-së?

03/09/2023 10:46
nga:Astrit Gashi

Vetëm pak ditë më parë, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se Rusia do të ndërtojë më shumë nëndetëse bërthamore.

“Për të garantuar sigurinë e vendit tonë për dekada”, shpjegoi Vladimir Putin vendimin e tij.

Putin e bëri këtë deklaratë në ceremoninë e vënies në punë të nëndetëses së re me energji bërthamore të flotës, Gjenerali Suvorov.

Deklarata vjen në një kohë kur vëzhguesit e huaj pretendojnë se taktikat e vjetra sovjetike, të stilit të Luftës së Ftohtë, tashmë janë duke u zhvilluar.

Vëzhguesit dhe inteligjenca thonë se Moska ka nëndetëse bërthamore tashmë pranë brigjeve të SHBA-së.

“Ka indikacione se nëndetëset bërthamore janë në afërsi të brigjeve të Shteteve të Bashkuara dhe në Detin Mesdhe dhe gjetkë në periferinë evropiane,” tha Michael Peterson, drejtor i Institutit të Kërkimeve Detare Ruse.

Vëzhgimet e muajve të fundit tregojnë një tendencë të ngjashme, thonë në SHBA. Ka raporte se, përveç flotës masive bërthamore të Rusisë në Detin e Zi, Moska ka nëndetëse bërthamore në Detin Mesdhe dhe pranë brigjeve të Shteteve të Bashkuara.

Akoma më shqetësuese, thonë disa ekspertë ushtarakë, është mungesa e informacionit të amerikanëve.

“Vitin e kaluar, nëndetësja Severodvinsk u vendos në Oqeanin Paqësor. Në të njëjtën kohë, një nëndetëse tjetër e së njëjtës klasë u vendos në Detin Mesdhe. Përsëri, në të njëjtën kohë, një nëndetëse e tretë ishte në rrugën e saj për t’u vendosur në Oqeanin Atlantik”, tha gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së, Glenn Van Herc.

Prodhimi i nëndetëseve bërthamore në Rusi aktualisht është ngadalësuar, por nuk është ndalur. Lufta në Ukrainë disi ka “përzier letrat ” në planet ruse për shkak të buxhetit.

Megjithatë, pavarësisht luftës në Ukrainë, vendosja aktuale e nëndetëseve ruse në mbarë botën po shqetëson Pentagonin, përcjellë GazetaBlic.