Showtime

Mbresa dhe Xhuli përplasen mbi dorëshkrimin e nënave të tyre

03/09/2023 09:17
nga:G B

Konkurrentes së Big Brother VIP Kosova, Xhuli duket t’i ketë mbetur pak hatri nga Mbresa.

Kjo pasi që, Mbresa e ka komentuar letrën e nënës së Xhulit, duke krahasuar shkrimin në letër me atë të nënës së saj.

“Sapo e pash pa ‘ë’ e dita që nuk është nëna ime, sepse ajo është tmerrësisht e kujdesshme mbi shkrimet dhe detajet në shkrim”, i ka thënë Mbresa-Xhulit, pos tjerash.

Por, si ia ktheu Xhuli? Këtë e kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.