Lajme

Arrestohet një person, dyshohet se rrahu nënën

03/09/2023 08:45
nga:Astrit Gashi

Një qytetar nga Graçanica është arrestuar natën e kaluar.

I njëjti theksohet se në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Pas kësaj, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Graqanicë 08.03.2023 – 11:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi, që në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.