Christophe Galtier, trajneri i Paris Saint-Germain, ka komentuar eliminimin e francezëve nga Champions League, pas një tjetër humbjeje ndaj Bayern Munichut, këtë herë në Gjermani, me rezultat 0-2.
Trajneri francez nuk e fshehu shijen e hidhur të lamtumirës së kompeticionit, një nga objektivat kryesore të sezonit, përcjell GazetaBlic Sport.
“Është, në mënyrë të pashmangshme, një zhgënjim i madh. Ne do të duhet të kalonim tutje, por tashmë duhet ta pranojmë dhe të vazhdojmë rrugëtimin tonë në Ligue 1. Ne kishim shpresa të mëdha për këtë lojë dhe ky është një zhgënjim i madh. E ardhmja ime? Është shumë herët për të folur për të. Ne do të përpiqemi ta mbyllim sezonin me vendosmëri dhe energji”, theksoi francezi.
/GazetaBlic Sport/


