Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka folur në Context të ATV-së për çështjen e planit evropian.
Gjatë përgjigjës së tij, ai ka thënë se plani evropian është njohje de facto e fuqishme.
“Unë mendoj që plani evropian është një njohje e fuqishme de facto e kam thënë prej fillimit që nuk është de jure. Pra ne e dimë praktikën qysh njihen shtetet, me procedura juridike të plota” – deklaroi ai në Context të ATV-së.
Tutje, Konjufca ka thënë se nuk pret që Serbia ta nënshkruaj këtë marrëveshje për shkak të nenit 2, që parasheh pamundësine e përfaqësimit të njëra-tjetrës në arenën ndërkombëtare.
“Unë mendoj se kjo është arsye që për shkak të nenit 2 që Serbia nuk e nënshkruan dhe nuk pres që ta nënshkruaj as me 18 mars. Kryeministri Kurti ka qenë i gatshëm të nënshkruaj, por Serbia nuk ka qenë e gatshme” – deklaroi tutje ai.
Konjufca: Asociacioni duhet të themelohet pas njohjes ‘de facto’ të Kosovës nga ana e Serbisë


