Lajme

“Dhurata e 8 marsit”, Reshitaj-Konjufcës: S’jam aty për mëditje, po mbani seanca kur po ju teket

03/08/2023 17:54
nga:Genita C

Albena Reshitaj thotë se i vjen shumë keq për deklaratat e kryeparlamentarit në lidhjen me heqjen e meditjes së saj.

Reshitaj në një prononcim për GazetaBlic sqaron se ka ardhur në Kuvend direkt nga universiteti ku edhe ligjëron, andaj nuk ka qenë e vetëdijshme nëse opozita gjendet në sallën e Kuvendit ose jo.

“Unë kam hyrë në sallë sepse erdha drejt nga Universiteti, zakonisht nuk ka të mërkurën seanca, por tash po i qesin kur po i teket. Në seancë kam hyrë me gjysmë ore vonesë dhe nuk e kom ditë që opozita ka vendos me lëshu sallën për krejt. Kam prit gjysmë ore, askush nuk erdhi dhe unë kam dal. Nuk mund të qëndrojë brenda në Kuvend, kur krejt opozita është jashtë”, tha Reshitaj.

Reshitaj thotë se është një ndër te vetmet deputete që nuk shkon në Kuvend për mëditje.

“Për deklaratën e Konjufcës më erdhi shumë keq sepse më së paku unë si Albena Reshitaj jam aty për mëditje”, tha Reshitaj.