Sporti

Tottenham – Milan, kjo statistikë e shton motivin tek skuadra italiane

03/08/2023 16:41
nga:Mergim Rreci

Një super përballje na pret sonte në Ligën e Kampionëve.

Tottenham dhe Milan do të përballen në Londër, atje ku do të mësohet skuadra që do të kalojë tutje, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 1 me 0 në të mirë të skuadrës italiane.

AC Milan është eliminuar nga vetëm tre nga 21 fazat e mëparshme me eliminim direkt të Kupës Evropiane/UEFA Champions League kur fitoi ndeshjen e parë, duke luajtur me Feyenoord (1969-70), Deportivo de La Coruña (2003-04) dhe Barcelona (2012)-13).

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në takimin që fillon nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport/