Lajme

Balje kundër Kodit Civil: Nuk e ndryshoj vendimin që marr, veproj siç mendoj se është më mirë

03/08/2023 16:12
nga:G B

Deputetja Duda Balje është kundër Kodit Civil e për këtë nuk ka ndryshuar qëndrim.

Ajo për Gazeta Blic thotë se nuk ka informatë se kur do të vie ky projektligj në Kuvend por që do të vie dhe do të votojë siç mendon se është më mirë.

“Unë nuk e ndryshoj vendimin që e kam marr. Ka shumë që nuk pajtohen me mendimin tim, ka shumë që mendojnë si unë. Unë do të veproj ashtu siç mendoj se është më mirë. Ne nuk kemi informata se kur do të vie në Kuvend, po flasim me deputetë se kur do të vie Kodi Civil. Shpresoj të mos vie në Ramazan sepse do të ishte shumë irrituese por do të vie dita kur do të votojmë me për ose kundër por do të vie dita”, përfundon ajo./Gazeta Blic/

Duda Balje: Në Ohër diskutohet për llojin e Zajednicës, Kurti nuk do të bëjë gabimin e Republikës Srpska në Bosnje