Lajme

Përplasen 2 avionë në Florida, raportohet për 4 viktima

03/08/2023 10:32
nga:Y I

Katër persona mbetën të vrarë të martën pasi dy avionë të vegjël u përplasën mbi Winter Haven, lorid.

Një 19-vjeçare dhe një 24-vjeçar ishin në mesin e katër personave të vrarë në aksident, konfirmoi Zyra e Sherifit të Qarkut Polk.

Viktima e tretë ishte një 67-vjeçar, ndërsa i katërti ende nuk është identifikuar. Katër viktimat ishin të vetmit pasagjerë të avionëve të vegjël.

Përplasja ndodhi mbi liqenin Hartridge pranë Aeroportit Rajonal Winter Haven rreth orës 14:00, të martën.

Shkaku i aksidentit ende nuk dihet.