Sporti

Festë në “Stamford Bridge”, Chelsea triumfon ndaj Dortmund dhe kalon tutje në Ligën e Kampionëve

03/07/2023 23:07
nga:Mergim Rreci

Chelsea ka siguruar kalimin tutje në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Skuadra angleze triumfoi me rezultat 2 me 0, kurse rezultati i përgjithshëm ishte 2 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një ndeshje fantastike, e shoqëruar me rivalitet dhe spektakël deri në sekondën e fundit.

Sterling dhe Havertz i shënuan golat e fitores për skuadrën e drejtuar nga Graham Potter.

Ky është një sukses me vlerë shumë të madhe për Chelsean pas dështimeve të fundit në Premier League.

/GazetaBlic Sport/