Lazio ka pësuar humbje bga AZ Alkmaar, me rezultat 1-2, në ndeshjen e parë të fazës së 16-të të Ligës së Konferencës.
Skuadra italiane kaloi në epërsi në minutën e 18-të, me anë të Pedro-s, me holandezët që barazuan pak para pushimit, me anë të Pavlidis (45’), përcjell GazetaBlic Sport.
Në pjesën e dytë, AZ Alkmaar bëri përmbysjen, me golin e Milos Kerkez.
Kështu AZ Alkmaar largohet me avantazh për ndeshjen e dytë, të planifikuar për në orën 21:00 të datës 16 mars.
/GazetaBlic Sport/


