Sporti

A do të largohet nga PSG nëse nuk e fiton Ligën e Kampionëve? Kjo është përgjigja e Kylian Mbappe

03/07/2023 20:26
nga:Mergim Rreci

Kylian Mbappe është deklaruar para mediave në prag të ndeshjes kthyese ndaj Bayern Munich.

Ai garanton se një eliminim i mundshëm i Paris Saint-Germain kundër Bayern Munichut në raundin e 16-të të Champions League nuk do ta bëjë atë të rimendojë vazhdimësinë e tij në Paris, përcjell GazetaBlic Sport.

“Pa dashur të mos respektoj PSG-në, nëse e ardhmja ime do të varej nga Liga e Kampionëve, do të isha larguar shumë kohë më parë. Nuk mendoj se kjo lojë do të ketë atë ndikim, unë jam këtu dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Nuk mendoj asgjë tjetër nëse nuk e bëj PSG-në një klub shumë të suksesshëm”, theksoi francezi, 24-vjeçar.

/GazetaBlic Sport/