Lajme

Me ftesë të autoriteteve franceze, kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku për vizitë zyrtare në Paris

03/07/2023 11:31
nga:Astrit Gashi

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me ftesë të institucioneve franceze do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Paris gjatë ditëve në vijim.

Kështu ka bërë me dije zyra për media e LDK-së përmes një komunikate për media.

Arsyeja e kësaj vizite është procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe proceset integruese të Kosovës në strukturat euro-atlantike.

“Gjatë ditëve në vijim Abdixhiku do të takohet me zyrtarë institucional të shtetit të Francës, për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit politike, dialogun dhe rrugën integruese të Kosovës në strukturat euroatlantike”, thuhet në komunikatë.