Lajme

Ambasadori Hill: Formimi i Asociacionit është test për Kosovën

03/06/2023 14:40
nga:G B

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, tha se është e rëndësishme që të gjithë të pajtohen që Bashkimi i Komunave Serbe duhet të formohet, veçanërisht për shkak se kjo ishte e paraparë në marrëveshjen e 10 viteve më parë, të cilën ai e vlerësoi si një periudhë shumë të gjatë, raporton Gazeta Blic.

Në panelin “E ardhmja e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor” në Forumin e Biznesit në Kopaonik, Hill tha se marrëveshjet duhet të respektohen dhe se ky është një test për autoritetet në Prishtinë që të kuptojnë se çfarë duhet bërë për të përmbushur standardet evropiane.

“Arsyeja e dytë është se nuk duhet të jesh historian apo antropolog për të ditur se serbët kanë jetuar në Kosovë me shekuj dhe kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen e tyre. Është një test për autoritetet në Prishtinë që të kuptojnë se çfarë duhet të “Është e rëndësishme që qeveria në Beograd të ndihmojë serbët të jenë të suksesshëm si komunitet. Unë jam optimist se kjo mund të ndodhë”, tha Hill, transmeton Tanjug.

Sipas tij, BE-ja është gjëja më e mirë që i ka ndodhur Evropës në shekujt e fundit.

“Ka vështirësi, por ne duhet të fokusohemi te qëllimi. BE-ja është përgjegjëse për zgjidhjen e problemeve edhe jashtë BE-së. Shpesh lodhemi duke folur për burokraci, por të gjithë në Evropë duhet të përpiqen për anëtarësim”, u shpreh ai.

Hill tha se Serbia do të bëhet anëtare e BE-së herët a vonë, sapo t’i plotësojë të gjitha kërkesat.

Ai shtoi se kapitujt dhe grupimet janë të vështira për t’u kuptuar, por gjithashtu se gjërat duhet të ndodhin dhe se sundimi i ligjit është kusht absolut për këtë.

“Institucione të forta – më tregoni institucione të forta dhe do të keni më pak korrupsion dhe anasjelltas. Në fund të fundit, Serbia duhet të ketë politika të forta dhe ta zgjidhë çështjen e Kosovës, e cila është shumë e vështirë”, tha Hill./Gazeta Blic/