Dardan Molliqaj bashkë me anëtarët e PSD-së, kanë bërë homazhe në Prekaz, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se kanë dërguar lule në Prekaz, aty ku buzëqesh liria.
Ai ka thënë se Epopeja 25 e gjen UÇK-në nën sulm sepse nën akuzë, ndërkohë që indiferenca dhe cinizmi gërryejnë çdo ditë ndjeshmëritë shoqërore.
Postimi i tij i plotë:
Lule në Prekaz, aty buzëqesh liria.
Ngjarja që u bë epope është përballje e një makinerie të panumërt të veshur n’hekur, me shpirtin e një guximi të pamatë. Kthehemi çdo vit këtu në Kompleksin “Adem Jashari”, përsëri në vizitë të asaj Ngjarjeje të papërsëritshme.
Epopeja 25 e gjen UÇK-në nën sulm sepse nën akuzë, ndërkohë që indiferenca dhe cinizmi gërryejnë çdo ditë ndjeshmëritë shoqërore.
Lulet në Prekaz janë gjithmonë një fillim, prova e vullnetit shqiptar!


