Lajme

Një grua raporton se është dhunuar në Ferizaj

03/06/2023 09:19
nga:G B

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka raportuar se është dhunuar në Ferizaj.

Sipas njoftimit nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, ankuesja ka raportuar se më 3 mars një burrë e ka dhunuar atë.

Policia thotë se lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore për procedurat e mëtutjeshme.

“Magjistralja Ferizaj-Prishtinë 03.03.2023. Ankuesja ka raportuar se i dyshuari kishte kryer veprën e lartcekur ndaj saj. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore për procedurat e mëtutjeshme”, thuhet në raport.