Lajme

AVONET: Gjykatat të mos krijojnë drejtësie selektive

03/05/2023 19:04
nga:Genita C

AVONET shpreh shqetësimin lidhur me refuzimin e kërkesës së Prokurorisë së Shtetit për paraburgim ndaj të dyshuarit S.B. lidhur me dyshimin se i njëjti sipas Prokurorisë ka kryer tri vepra penale që përfshijnë fajdia dhe shmangia nga tatimi.

AVONET thotë se në vazhdimësi ka ngritur zërin lidhur me transparencën dhe vendimet e drejta dhe profesionale të Gjykatave, ku ka kërkuar që të këmi vendime profesionale dhe të drejta.

AVONET thekson se është e rëndësishme që të mos kemi një drejtësi selektive por që drejtësia të bëhet në mënyrë të drejtë dhe të ndershme, dhe mospranimi i një kërkese të tillë mund të nxisë dyshime dhe mosbesim në sistemin e drejtësisë.

AVONET, tutje thotë se ka drejtuar një kërkesë në gjykatë për të marrë informacione më shumë lidhur me këtë vendim, duke kërkuar që të kuptojmë arsyet e refuzimit të kërkesës së Prokurorisë së Shtetit.

“Ne besojmë se të gjithë duhet të kenë një trajtim të barabartë para ligjit dhe moszbatimi i ligjit në mënyrë të drejtë mund të dëmtojë integritetin e sistemit të drejtësisë”.

“AVONET kërkon që gjykatat të zbatojnë ligjin në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Duke u bazuar, në misionin tonë që të kemi një shtet ligjor, ne nuk mund të lejojmë një trajtim të ndryshëm për personat e dyshuar, pasi kjo mund të sjellë dëmtime të padëshiruara në drejtësinë dhe integritetin e sistemit të drejtësisë”, thuhet në njoftim.

AVONET thotë se do të vazhdon të hulumtoj dhe monitoroj këtë rast dhe të jemi të përkushtuar në garantimin e një sistemi të drejtësisë të pavarur dhe të ndershëm, e të paanshëm.