Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i IKD-së, ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur ndaj deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti është politikan dhe nuk është pejgamber apo i dërguar i Zotit që të mos mund të kritikohet.
Ai ka thënë se qytetarët si e kanë dashur Rugovën, Thaçin, tani po e duan Kurtin e do ta duan edhe dikë tjetër pas tij.
Postimi i tij i plotë:
Kryeministri Kurti është politikan tipik ballkanik, nuk është pejgamber e as dikush që Zoti e ka dërgu me ndonjë mision të veçantë në planetin tokë.
Nëse dikush e kritikon ose komenton lidhur me mënyrën se si po qeveris, nuk është sakrilegj, vepër penale, ose kundër ndonjë vlere apo morali të mbrojtur në shoqninë tonë.
Rune shnetën, se qysh e keni deshtë Rugovën, njejtë e keni dashtë edhe Thaçin, e tash i ka ardh rendi Kurtit. Pas pese, gjashtë apo 10 viteve i vjen rendi dikujna tjetër.
Mos të Ju shkon jeta tu sha e mallku kush te ua prek liderin shpirteror.


