Showtime

Artani përplaset me Stresin: Mbrëmë e vërtetove se je nën direktivat e Xhulit

03/04/2023 18:58
nga:G B

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Artani në një bisedë që kishte me Stresin, i ka thënë këtij të fundit se ka dalë keq në sytë e audiencës në një moment në spektaklin e mbrëmshëm Prime.

Artani ka thënë se Stresi brenda shtëpisë së “Vëllai të Madh” është duke funksionuar “nën direktivat e Xhulit”.

“Dje ke rënë shumë keq. E ke vërtetuar që je nën direktiva të Xhulit, me anë të shenjave të gishtërinjve”, i ka thënë Artani, Stresit pos tjerash.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.