Sipas trupave ukrainase, një grua është vrarë dhe dy burra janë plagosur rëndë, derisa përpiqeshin të kalonin një urë të improvizuar nga Bakhmuti i Ukrainës.
Ata bën të ditur se viktimat po përpiqeshin të largoheshin nga qyteti i sulmuar kur filluan granatimet.
Një banor i Bakhmutit, Hennadiy Mazepa dhe gruaja e tij, Natalia Ishkova zgjodhën të qëndronin në Bakhmut, edhe pse betejat e ashpra e bënë pjesën më të madhe të qytetit në rrënoja, raporton Sky News.
“Na jepet ndihma humanitare vetëm një herë në muaj. Nuk ka rrymë, nuk ka ujë, nuk ka gaz. I lutem Zotit që të gjithë ata që mbeten këtu të mbijetojnë”, ka thënë gruaja për AP.


