Lajme

Tomë Gashi: Është vendos, javën tjetër publikohet emri i drejtorit të ri të Policisë

03/04/2023 16:57
nga:G B

Avokati Tomë Gashi, ka thënë se është vendosur se kush do të jetë drejtori i ri i Policisë dhe se emri i tij do të publikohet javën e ardhshme, raporton Gazeta Blic.

Këtë e ka bërë përmes një postimi në Facebook, duke mos dhënë më shumë detaje.

“Eshte vendos , javen qe vjen me drejtor te Policisë. Urime”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, Policia është me ushtrues detyre Fehmi Hoti, që nga gushti i vitit të kaluar, pas dorëheqjes së Samedin Mehmetit.

Në garë për Drejtor të Policisë janë: Sllagjana Stojanoviq, drejtoreshë e administratës në Mitrovicë, drejtori i Teknikës Kriminalistike, Bahri Shala, drejtori i Departamentit të Operacioneve, Gazmend Hoxha, ish-drejtori i Departamentit Kundër Krimit të Organizuar, Fatos Haziri, si dhe Granit Fetahu, drejtor për Sigurimin e Objekteve dhe Personaliteteve.