Lajme

Lushi: Ka shqiptarë që u pengon Drenica, Albin Kurti të distancohet publikisht nga falangistët që po sulmojnë Musliun

03/04/2023 16:42
nga:G B

Ish-ushtari i UÇK-së dhe aktivisti shqiptar në Amerikë, Uk Lushi, ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të distancohet publikisht nga “falangistët dhe te thotë qartësisht se nuk përfaqëson fashistët”, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se sulmet ndaj deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu vazhdojnë të jenë epiqendrat e patriotizmit shqiptar të paepur.

Ai ka shtuar se ndër shqiptarë gjithmonë ka grupacionë që u pengon Drenica dhe liria e gruas shqiptare.

Postimi i tij i plotë:

Sulmet falangiste, primitive dhe fashiste ndaj një gruaje të Drenicës tregojnë që Drenica dhe gruaja shqiptare vazhdojnë të jenë epiqendrat e patriotizmit shqiptar të paepur. Fatkeqësisht ndër shqiptarë ka grupacione të cilëve u pengojnê Drenica dhe liria e gruas shqiptare, por këta shqiptarë janë specie që do të zhduken me kalimin e kohës. Fashizmi gjithmonë humb.

Albin Kurti duhet të distancohet publikisht nga falangistët dhe te thotë qartësisht se nuk përfaqëson fashistët!