Nënkryetari i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, është i ftuar i radhës në Blic InterView me Astrit Gashin, e ku ka folur për pranimin e planit franko- gjerman nga Kosova dhe Serbia, që do të mund të qonte të dyjave vendet drejt një marrëveshje gjysmë finale, raporton Gazeta Blic.
Gjini e ka thënë për herë të parë, se plani franko- gjerman, apo propozimi i Bashkimit Evropian, është model i planit gjermano – gjerman.
Sipas tij, brenda këtij propozimi është edhe njoha e Kosovës nga ana e Serbisë.
Për të, thotë ai se është jetike që Kosova të fitoj njohjen e pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën.
Për afërsinë e AAK me Qeverinë Kurti në raport me çështjen e dialogut, vlerëson se këtë po ë bëjnë për hir të vendit, e as që e kanë ndërmend të hyjnë në Qeverinë e Albin Kurtit.
Ka paralajmëruar sanksione të frikshme ndaj politikanëve kosovarë, kushdo që e refuzon propozimin e BE-së.
Sipas tij, Neni 7, ku flitet për Asociacionin e komunave me Shumicë Serbe, kryekëput varet në të ardhmen, se si do të sillet Qeveria e Kosovës në raport me komunitetin serbë në Kosovë.
Për këto, e temat që lidhet me dialogun, qëndrimin e PDK-së dhe LDK-së, karshi kësaj marrëveshjeje, ju ftojmë ta ndiqni Blic InterView me fillim nga ora 21:00 në RTV Dukagjini dhe në faqen e Facebook të Gazeta Blic.


