Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me dakordimin e tij në Bruksel për propozim evropian ka hequr dorë nga njohja, duke e cilësuar si degradim të plotë të procesit të dialogut.
Çitaku theksoi se në dy vjetët e fundit bisedohet vetëm për rinegocim e marrëveshjeve që janë të dakorduara vite më parë, pasi sipas saj procesi i dialogut duhet të përfundojë njëherë e mirë.
“Kryeministri ka hequr dorë nga njohja me ketë marrëveshje, në preambul thuhet që të dyja palët do të punojnë për paqe pavarësisht që kanë qëndrime të kundërta për çështje të rëndësishme, sic është çështja e statusit. Kështu që njohjen për momentin për momentin nuk e kemi askund, as në qendër as në periferi. Mirëpo ndoshta ka ndonjë aranzhman tjetër, nuk mundet me fol për një dokument që nuk e kam parë…Degradim i plotë i procesit…nga një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke ne qendër dhe kjo ka qenë konsensual në klasën politike po edhe në shoqëri në përgjithësi, jemi lodhë nga ky proces, po na konsum shumë, në vend që të flasim për problemet e përditshme të qytetarëve të Kosovës, ne që dy vite flasim për rinegocim e marrëveshjeve tashmë të dakorduar që gati një dekadë, në ndërkohë ka qenë një gatishmëri e shprehur nga aleatët tanë kryesor që të ulemi dhe ta përmbyllim këtë proces njëherë e mirë”, ka thënë Çitaku.
E, e gjithë kjo ka ndodhur sipas Çitakut për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të Kurtit.


