Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur sot në Beograd me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Shan McLeod, për detajet e bisedimeve në Bruksel, si dhe për hapat e mëtejshëm që synojnë formimin sa më të shpejtë të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, përcjellë GazetaBlic.
Siç ka shkruar Vuçiq në Instagram, në takim është biseduar edhe për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.
“Ne diskutuam edhe për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, pasi ka hapësirë të konsiderueshme për rritjen e investimeve britanike në Serbi, si dhe për rritjen e shkëmbimit tregtar”, ka shkruar Vuçiq.


