Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të premten ka pritur në takim një delegacion të bizneseve amerikane.
Për këtë takim ka dhënë detaje ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Hovenier përmes një postimi në Twitter ka thënë se sektori amerikan mund të luajë një rol kritik për të shpejtuar ndarjen e burimeve të energjisë në Ballkanin Perëndimor.
“Kënaqësi të mirëpresim #PODBalkans të fokusuar në energjinë e pastër në Kosovë. Sektori privat amerikan mund të luajë një rol kritik për të përshpejtuar ndarjen e burimeve të energjisë në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Hovenier.



