Duke folur për mikrofonat e “Tuttomercatoweb”, Alexandre Pato ka folur për hapat e tij në Milano, por është ndalur pak edhe për ta komentuar, Zlatan Ibrahimovic, ish-shokun e tij të ekipit nga viti 2010 deri më 2012.
Ai u pyet nëse është i habitur që Ibrahimovic vazhdon të jetë ende aktiv në futboll.
“Fatkeqësisht kur lojtarët pësojnë një dëmtim bëhet e vështirë për ta. Askush nuk dëshiron të qëndrojë larg fushës dhe kur kthehesh e përjeton atë si një hakmarrje.
Ai ka kaluar shumë kohët e fundit, por gjithmonë ka reaguar. Kjo është e bukura e futbollit. Ibrahimovic nuk më habit, ka qenë gjithmonë kështu.
Mendoj se nëse më pyesni nëse do të ndalojë, do t’ju them se do të jetë shumë e vëshitrë, sepse ai beson dhe dëshiron shumë. Më pëlqejnë njerëzit e tillë si ai, të cilët kanë forcën për të kapërcyer momentet e vështira”, është shprehur braziliani.
/GazetaBlic Sport/


