Sporti

Calhanoglu: Do të doja një përballje me Milanin në çerekfinale të Champions League

03/03/2023 11:07
nga:E K

Gjatë një interviste të gjatë me La Gazzetta dello Sport, mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu foli për marrëdhëniet e tij diametralisht të kundërta me tifozët Nerazzurri dhe ata të Milanit.

Mesfushori turk thotë se nuk i pengon fakti se urrehet nga fansat e Milan, pasi për fansat e Inter ai është në idhull, shkruan GazetaBlic Sport.

Calhanoglu madje thotë se do dëshironte ta kishte përballë Milanin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Le ta themi kështu: për gjysmën e qytetit unë jam një idhull dhe për gjysmën një armik. Gjysma më do dhe gjysma më urren. Në të njëjtën ditë më ka ndodhur të dëgjoj ofendime nga AC Milan dhe Inter në rrugë. Është diçka që ka të bëjë me futbollin: Nuk do të jem i pari dhe as i fundit që do të jetoj një situatë si kjo. Unë kam një karakter të ashpër që më ndihmon të shkoj më tej. Kam nevojë thjesht për dashurinë e njerëzve të Interit. Derbi në Champions League? Do të ishte histori“, tha mesfushori i Inter.

/GazetaBlic Sport/