Sporti

Agjentja e Haaland “frikëson” Cityn: Ëndrra e çdo lojtari është Real Madrid

03/03/2023 10:45
nga:E K

Agjentja e Erling Haaland, Rafaela Pimenta, ka bërë një deklaratë që shqetëson skuadrën angleze Manchester City.

Pimenta ka deklaruar që ëndrra e çdo lojtari është të luajë për Real Madrid, shkruan GazetaBlic Sport.

“Premier League është një nga këto destinacione, por është edhe Real Madrid. Reali ka diçka që e bën atë vendin e ëndrrave për lojtarët. Madridi e mban gjallë këtë magji”, tha ajo.

Kujtojmë se Pimenta pak kohë më parë deklaroi se vlera e Haaland tani ka arritur 1 miliard euro.

Agjentja e Haaland: Jam e sigurt se ai vlen 1 miliard euro

/GazetaBlic Sport/