Lajme

Tejkaloi në vijë të plotë, gjilanasit i merret patent-shoferi për 3 muaj

03/03/2023 10:07
nga:N M

Policia në Gjilan i ka marrë paten-shoferin për 3 muaj një shoferi pasi që i njëjti është fotografuar duke tejkaluar në vijë të plotë dhe në kthesë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, falë bashkëpunimit me mediat dhe qytetarë të cilët në E-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës kanë dërguar një foto në të cilën shihet se një vozitës duke drejtuar automjetin e tij ka tejkaluar në vijë të plotë me të cilin veprim ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e trafikut.
Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj kundërvajtësin ndaj të cilit ka shqiptuar gjobën në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj” thuhet në njoftim.

40 punonjës teknikë në shkollat e kryeqytetit pa rroga që nga janari, Azemi thotë se ka marr zotime nga Komuna