Pas grevës, nga punëtorët teknik te 6 shkollave ne komunën e Prishtinës, kryetari i Federatës Sindikale të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi kanë mbajtur të premten një takim me shefin e kabinetit të kryetarit të Prishtinës, Perparim Rama, dhe me drejtoreshën e Arsimit në këtë Komunë, Besianë Musmurati
“Një takim i cili kemi pritur më shumë se sa që na është ofruar, realisht ata mbetën në pozicionet e tyre që nuk kanë mbështetje ligjore për pagesën e muajit shkurt dhe për muajin mars. Aq punë më keq se të gjithë punëtorët të cilët janë vetëm të kompanisë dhe nuk kanë pasur ndonjë dokument zyrtar të komunës kanë marrë një obligim, që ne po themi prapë nuk na kënaqi”, tha Azemi.


