Lajme

Vetaksident në rrugën Viti-Pozheran, lëndohen pesë persona

03/02/2023 21:37
nga:G B

Pesë persona janë lënduar në një vetaksident që ka ndodhur në rrugën Viti-Pozheran.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Valon Osmani, zëdhënës i policisë për rajonin Gjilanit.

“Pas ndihmës mjekësore që Qendrën e Mjekësisë Familjare në Viti, të gjithë të lënduarit janë liruar për në shtëpi”, tha Osmani.