Prokuroria Themelore e Ferizajt ka zhvilluar një aksion të madh në rastin “Brezovica”.
Si rezultat 15 persona janë arrestuar deri më tani.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë prokurori i rastit, Rasim Maloku.
Maloku tha se janë konfiskuar 84 mijë euro dhe 22 vetura.
“Po ashtu janë konfiskuar edhe tetë armë dhe dhjetëra fishekë”, tha Maloku
Në aksion kanë marrë pjesë edhe Njësia e Hetimeve të Doganës dhe ajo e Administratës Tatimore.
Personat e arrestuar dyshohen për “Fajde”, “Detyrim” dhe “Shmangie të tatimit”.


