Sipas gazetës sportive italiane Gazzetta dello Sport, Jose Mourinho, mund të largohet nga Roma pavarësisht se ka kontratë me skuadrën italiane deri në qershor 2024.
Sipas lajmeve të publikuara këtë të enjte nga kjo gazetë, portugezi do të largohet nga Giallorossi nëse nuk arrin të kualifikohet në Champions League, përcjell GazetaBlic Sport.
Pas humbjes së papritur ndaj Cremonese (1-2), Roma ra në vendin e 5-të të tabelës, prapa Lazios. Interi dhe Milani zënë pozitat e dyta dhe të treta, me tre pikë përpara.
Portugezi është i lidhur ngushtë me një rikthim te skuadra e Chelseat.
/GazetaBlic Sport./


