Sporti

Danilo pas rinovimit: Do ta kthejmë klubin atje ku e meriton, Juve është shtëpia ime

03/02/2023 17:08
nga:E K

Danilo ka rinovuar kontratën me Juven deri në vitin 2025.

Braziliani u shpreh i lumtur me rinovimin e kontratës duke deklaruar se klubi italian është shtëpia e tij dhe do të përpiqet ta rikthej skuadrën aty ku e meriton, shkruan GazetaBlic Sport.

“Në Juventus u ndjeva menjëherë si në shtëpinë time. Falënderoj klubin, shokët e mi të skuadrës që janë gjithmonë pranë meje në çdo betejë dhe gjithashtu të gjithë tifozët që më bëjnë të ndihem i veçantë çdo ditë. Ajo që dua është t’i kthej të gjithë dashurinë që më tregoni duke e rikthyer Juventusin në vendin që meriton. Forza Juve, deri në fund, BASHKË”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/