Lajme

Kurti ironizon me PDK-në e LDK-në: Kam menduar që nuk ua nin për marrëveshjet që nënshkruhen

03/02/2023 16:13
nga:Astrit Gashi

Kryeministri i vendit Albin Kurti gjatë raportimit të në Kuvend lidhur me dakordimin për marrëveshjen për planin evropian i “sulmoi”, PDK-në dhe LDK-së.

Kurti u tha se në bazë të marrëveshjeve të nënshkruara më parë nga këto dy parti sa kanë qenë në pushtet ka menduar se nuk e kanë “hallin” e shtetit.

Ai ironizoi me këto dy parti duke thënë se po ta dinte sa shumë ua ndinë për shtet do të thërriste konferencë të jashtëzakonshme nga aeroporti menjëherë pas kthimit nga Brukseli.

“Juve LDK-së dhe PDK-së, për marrëveshjet e mëparshme që i keni nënshkruar. Kur e kam pa se juve nuk jau niin, kur i kom pa marrëveshjet e mëparshme që ju i keni nënshkruar kom menu që nuk ja u nin, me pas ditë që jau ninë kaq shumë unë kisha thirrë konferencë të jashtëzakonshme prej aeroporti”, është shprehur Kurti.