Rinovimi i Danilos me Juventusin deri në vitin 2025 është zyrtar.
Lajmin e ka dhënë vetë klubi i Juventusit me anë të një deklarate përmes kanaleve të tij zyrtare, përcjell GazetaBlic Sport.
Danilo do të jetë bardh e zi deri në vitin 2025.
“Aventura e tij në Torino filloi tre vjet e gjysmë më parë dhe ne kemi bërë një rrugë të gjatë, gjithmonë bashkë. Dhe ka shifra për ta konfirmuar: 142 paraqitje, nga të cilat 128 si titullar. Dani gjithmonë e ka vënë ekipin në radhë të parë”, shkruhet në njoftimin e Juventusit.
/GazetaBlic Sport


