Lajme

Abelard Tahiri: Kurti degradoi me pagat për mjekët dhe të tjerët, vulë që ata të mos qëndrojnë në Kosovë

03/02/2023 10:15
nga:N M

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për ulje të pagave, sipas tij, në të gjitha sektorët, raporton Gazeta Blic.

Tahiri ka shkruar se në këtë krizë ekonomie, Kurti degradoi pagat e mjekëve, policëve, ushtarëve dhe të tjerëve.

“Ky veprim degradues, është vulë për dekurajimin e profesionistëve që të qëndrojnë në Kosovë”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Në krizën më të madhe ekonomike që nga paslufta, qeveria e Albin Kurtit degradon pagat e mjekëve të përgjithshëm, teknikëve mjekësor, policëve, ushtarëve, shërbyesve civil si dhe shumë kategorive të tjera që paguhen nga buxheti i Kosovës, ndërsa ia rritë pagën kryeministrit dhe ministrave. Ky veprim degradues, është vulë për dekurajimin e profesionistëve që të qëndrojnë në Kosovë.