Lajme

Molliqaj: Do ta duartrokas Kurtin nëse s’e pranon marrëveshjen

03/01/2023 21:44
nga:G B

Sipas kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj, plani evropian për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, është i dëmshëm.

Molliqaj u shpreh se megjithëse me Kurtin i ka ndarë rrugët politikisht, ai do ta duartrokasë atë nëse nuk e pranon një marrëveshje të tillë.

“Do ta kisha duartrokasë dhe do ta kisha përmend secilën herë në studio përveç kritikave që i kam, nëse Kurti nuk e pranon këtë marrëveshje. Unë dhe Kurtit nuk do të na bashkohen kurrë rrugët polititkisht. Kjo është aq e rëndësishme për Kosovën, saqë minimalisht Kurti nuk duhet ta bëjë. Kurti kurrsesi”, ka thënë ai.

Molliqaj, tha se nëse Kurti e nënshkruan marrëveshjen do ta shkatërroj trashëgiminë politike të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kjo marrëveshje është e keqe, nuk duhet askush ta bëjë. Nuk na dërgon përpara. Kurti me këtë që po e bën, një trashëgimi politike që ka pas vlera edhe të mira edhe të këqija, është duke bërë si s’ka asnjë vlerë ma. Është duke e bërë sikurse Cipras në Greqi, që vjen edhe e bëjnë të kundërt”, ka thënë ai.