Lajme

Nitaj: Administratës së Kuvendi u janë zvogëluar pagat, e atyre që i kanë pasur të larta u janë ngritur

03/01/2023 17:43
nga:G B

Muharrem Nitaj nga AAK, ka thënë se pagat e punëtorëve të administratës së Kuvendit janë zvogëluar, ndërsa të atyre që i kanë pasur pagat e larta, u janë ngritur, raporton Gazeta Blic.

Ai më pas ka pyetur se a ka sindikatë administrata e Kuvendit.

Postimi i tij i plotë:

Qenkan zvogeluar rrogat e punetoreve te administrates ne Kuvendin e Kosoves!!!

Vetem rrogat e atyre qe edhe ashtu i kane pase te vogla! Keta te tjeret qe i kane pase rrogat e mira, tash i paskan edhe me te mira.

Po nuk thone kot, “parja shkon te parja!

Edhe nje pyetje. A ka sindikate administrata e Kuvendit a jo!?