Lajme

Vlora Çitaku: Marrëveshja pa njohje nuk piku nga qielli, produkt i negocimit dyvjeçar të Kurtit – Me kishën Serbe po veprohet si në Mal të Zi

03/01/2023 16:19
nga:N M

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në një intervistë për Gazeta Blic ka komentuar arritjen e pajtimit nga të dyja palët, Kosovës dhe Serbisë për planin franko- gjerman, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka thënë se kjo marrëveshje është produkt i asaj çfarë ka negociuar kryeministri i Kosovës Albin Kurti, për gjatë këtyre dy viteve duke hequr dorë nga njohja reciproke mes dy vendeve.

Bashkësinë e komunave serbe sipas saj e ‘kemi dhuratë” nga Albin Kurti e Vjosa Osmani me deklaratat e tyre se mund të ketë luftë në Kosovë, e për këtë ka thënë se aleatët e Kosovën reaguan me këtë propozim në mënyrë që të mos ketë eskalim në veriun e Kosovës.

E, ka krahasuar me Dritan Abazoviçin e Malit të Zi, Kurtin sa i përket çështjes së rregullimit të Statusit të Kishës Ortodokse Serbe.

“PDK ka kërkuar nga Kurti tash e dy vite që të angazhohet sinqerisht dhe seriozisht në procesin e dialogut, sepse kemi vlerësuar se konteksti gjeopolitik i krijuar pas agresionit rus në Ukrainë, kishte krijuar një kontekst më të favorshëm për Kosovën dhe siç e dini tash e katër vite edhe nga Shtëpia e Bardhë dhe nga qendrat e vendosjes në BE, kemi pasur thirrje që edhe Kosova edhe Serbia të angazhohen për arritjen e një marrëveshje finale me njohje reciproke në qendër. Ajo çfarë kemi tani, është një marrëveshje e përkohshme me Asociacion në qendër dhe thënë të drejtën kjo marrëveshje në një masë të madhe është produkt i sjellës aventureske të Kurtit në disa muajt e fundit. Veprimet në veri dhe jo vetëm në veri, në vend që të përqendrohej në marrëveshje finale me njohje reciproke në qendër, Kurti ka hapur tashmë marrëveshjet e dakorduar, ka provokuar situatën në veri dhe ka krijuar përshtypjen me deklarata bombastike se jemi në prag të luftës dhe fal kësaj qasje amatorske, ne kemi një marrëveshje sot që më shumë është armë pushim se sa që prodhon një kontekst të ri mes Kosovës dhe Serbisë. Çdo gjë në atë marrëveshje, ishin pikat dy kuptimëshe kishte një … të dyja palët mund ta interpretojnë më mënyrën se çfarë nënkupton teksti në fjalë, por eksplicite ishin dy: E para ishte obligimi që të dyja palët kanë për respektimin e marrëveshjeve të nënshkruara deri tani dhe pjesa shqetësuese për ne është neni 7. Sepse i tillë çfarë është prezantuar lë shumë pikëpyetje, autonomi, a çka nënkupton apo duhet të bëhet. Hapja e pakos së Ahtisarit dhe ju e dini që ajo pako është fund amaneti që është krijuar tërë infrastruktura kushtetuese dhe ligjore në Kosovë, neni tjetër për kishën ortodoks serbe. Secili prej nesh në mbamë ndjen politike e dimë që aneksi 5 i Planit Ahtisarit është negociuar në Vjen dhe aty është mbyllur çështje e Kishës Ortodokse serbe – çfarë po kërkohet tani a po kërkohet një model i ngjashëm në atë që pamë në Mal të Zi dhe Kurti duhet të sqaroj se çfarë ka negociuar sepse kjo marrëveshje nuk ka pikur nga qielli është produkt i negocimit 2 vjeçar”, thotë Çitaku për Gazeta Blic.

Ish- ambasadorja e Kosovës: Me nenin 2, Kurti barazon viktimat me agresorin

Ish- ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka komentuar edhe një pikë tjetër të planit franko- gjerman që Kosova dhe Serbia u pajtuan në Bruksel.

Bëhet fjalë për neni 2 e që aty thuhet se palët duhet të kapërcejnë nga e kaluara dhe trashëgimia e tyre.
Sipas Çitakut, me këtë akt Kurti ka barazuar viktimat këtë rast shqiptarët e Kosovës me agresorin, këtë rast Serbinë.

“Nëse i marrim dhe lexojmë deklaratat që ka thënë Kurti sa ishte në opozitë dhe e lexojmë tekstin e marrëveshjes, është vështirë të besosh se është i njëjti njeri. Kurti dhe LVV me një lehtësi të padurueshme kanë shpallur tradhtar e kriminel në këtë vend, bartës të institucioneve që kanë negociuar me Serbinë. Mbaj mend qartë deklaratat e Kurtit që kishte në takim te nënat e personave të pagjetur, se nuk do të ulet kurrë në tavolinë me Vuçiqin pa zbardhjen e fatit, pa kërkim falje, pa rikuperim të dëmeve të luftës, të gjitha këto parime i ka shkelur, por çka është shqetësuese aty, kemi në tekst një fjalë, kemi barazim në mes të viktimës dhe agresorit dhe në dy dyja pakët thuajse kemi kontribuar njëjtë në luftë. Ne kemi qenë viktimë, Serbia agresori dhe kërkohet nga ne të heqim dorë nga e kaluara jonë nga lufta jonë. Nuk mund të ndërtohet paqe e qëndrueshme duke rishkruar historinë”, tha ajo në një intervistë për Gazeta Blic.

“Kundërshtimi i marrëveshjes” / Vlora Çitaku: Kurrë nuk do të hedhim gurë e gaz lotsjellës në institucionet tona

Nënkryetarja e parë e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë për Gazeta Blic se si subjekti më i madh opozitar do të bëjnë çmos që të kundërshtohet një marrëveshje e dëmshme për Kosovën.

Sipas saj, PDK këtë do të bëjë në Parlamentin e Kosovës, e assesi të marrë model veprime te Lëvizjes Vetëvendosje sa ishte ne opozitë.

“Ne ende kemi paqartësi për atë se çfarë ka ndodhur në Bruske. Do të përdorim të gjitha instrumentet parlamentare për të sqaruar dhe kuptuar se për çka është pajtuar Kurti, mirëpo PDK asnjëherë nuk do të hedh gurë e gaz lotsjellës në institucionet që i kemi ndërtuar bashkë me shumë mund”, thotë ajo.