Lajme

Von Cramon porosi Dodikut: E papranueshme të bllokosh marrëveshjen për ta parandaluar lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës

03/01/2023 15:53
nga:Astrit Gashi

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin e Evropës, Viola Von Cramon, ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të Republika Srpska, Milorad Dodik, i cili ka paralajmëruar se do të bllokojë miratimin nga ana e Bosnjës të ratifikimit të marrëveshjes në kuadër të Procesit të Berlinit, që parasheh edhe lëvzjen me leternjoftimeve mes dy vendeve, shkruan GazetaBlic.

Kosova ka ratifikuar në Kuvendin e saj marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit.

Von Cramon duke i bërë thirrje Dodikut që të mbajë fjalën e tij dhe ta ratifikojë marrëveshjen.

“Të bllokosh ratifikimin për ta parandaluar qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm është e papranueshme”, ka shkruar Von Cramon.

“I bëj thirrje Milorad Dodikut që ta mbajë fjalën dhe ta ratifikojë! Bllokada të tilla po e pengojnë rrugën drejt BE-së”, ka shkruar tutje Viola von Cramon.